Aktualitet

MASHTRIMI në shtet- Kriza punëtorëve sezonalë në sektorin e shërbimeve, asnjë nuk u paguan sigurimet

Konstatimi u bë nga eksperti i çështjeve të turizmit Leonard Seferi. Ai shtoi se shteti duhet ti ndihmohu sipërmarrjet duke u paguar sigurimet punonjësve gjatë muajve të dimrit, si një metodë për të nxitur pronarët të mbajnë punëtorë me periudha afatgjata.

23 Korrik 2022, 17:36 Nga k.m.
MASHTRIMI në shtet- Kriza punëtorëve sezonalë në
Foto ilustruese

Sektori i turizmit dhe i shërbimeve vuan krizën e punëtorëve për shkak se ndër vite punëtorët janë keq paguar, dhe ata që janë punonjës sezonalë kanë punuar të pasiguruar. Konstatimi u bë nga eksperti i çështjeve të turizmit Leonard Seferi. Ai shtoi se shteti duhet ti ndihmohu sipërmarrjet duke u paguar sigurimet punonjësve gjatë muajve të dimrit, si një metodë për të nxitur pronarët të mbajnë punëtorë me periudha afatgjata.

Kriza e punëtorëve në sektorin  e turizmit ka qenë e paralajmëruar. Konstatimi u bë nga eksperti i çështjeve të turizmit, Leonard Seferi, i cili në një intervistë për Syri Tv u shpreh se punonjësit shqiptare në këtë sektor janë të keq paguar ndër vite. Ai shtoi se punëtorëve sezonale nuk u paguhen sigurimet shoqërore.  Seferi shtoi se shteti duhet të marrë masa për të paguar sigurimet shoqërore për të paktën 5 muaj, kryesisht vjeshtë e dimër  për punonjësit e këtij sektori në mënyrë që pronarët e hoteleve dhe lokaleve ti mbajnë në punë me periudha afatgjatë punonjësit.  Sipas Seferit ka ardhur koha që sipërmarrësit të investojnë tek punëtorët e tyre.

Seferi shtoi se mungesa e vrojtuesve në plazhe dhe abuzimi me çmimet kanë ndikuar në uljen e numrit të turistëve këtë vit./Syri

turizmi

Sondazh

Poll