Bota

Rezoluta kundër raportit së Dick Marty, Kurti s'falenderon Shqipërinë, Osmani: Mos prisni përshëndetje

Meta është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u dakordësua se duhet të ketë ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale.

23 Korrik 2022, 09:00 Nga s.s
Rezoluta kundër raportit së Dick Marty, Kurti s'falenderon
Ilir Meta dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u takuan ditën e djeshme në një bashkëbisedim pa prezencën e mediave. Zyra e kryeministrit ka deklaruar për mediat se në takimin e tyre nuk është diskutuar rezoluta e votuar në Parlamentin e Shqipërisë kundër raportit të politikanit zvicerian Dick Marty-it.

Në këtë takim më shumë rëndësi i kanë dhënë dakordimin e raporteve që kanë pasur dy liderët në raport me olitikat rajonale.

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Proçesi i Berlinit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Ata gjithashtu kanë rënë në dakord se komunikimi i dy shteteve në politikën e jashtme s’është i duhuri, prandaj “ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale”, ku sipas deklaratës së Qeverisë Kosovës është “në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike”.

Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dashur të flasin për rezolutën, por presidentja Osmani është pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, e cila rezolutën e konsideroi si vullnet politik, derisa u përkujdes të shtojë se efekt juridik nuk ka.

“Mos prisni përshëndetje speciale. Për sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë natyrisht se rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Por është një parim bazik juridik që thotë se vendimet mund të shfuqizohen vetëm nga organet të cilat i kanë miratuar ato. Ata kanë shprehur atë që të gjithë e thonë, se lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së, nuk mund të zhbëhet nga askush, sepse historia nuk ndryshohet asnjëherë nga askush. Kosova s’ka çfarë të fsheh, sepse ne e kemi mbrojtur vetveten”, tha Osmani.

Presidentja gjithashtu shtoi: “Qoftë rezoluta që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë ato në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë që s’do mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e Rusisë. E vërteta është kjo”.

albin kurti vjosa osmani ilir meta

Sondazh

Poll