Bota

Lija e majmunit: SHBA konfirmon dy rastet e para te fëmijët

23 Korrik 2022, 08:19 Nga A.B
Lija e majmunit: SHBA konfirmon dy rastet e para te fëmijët
Lia e Majmunit

SHBA- Dy rastet e para pediatrike në SHBA të lisë së majmunit janë raportuar nga zyrtarët shëndetësorë ndërkohë që një shpërthim kombëtar vazhdon të zërë rrënjë. Një pacient është një fëmijë i vogël në Kaliforni dhe tjetri është një foshnjë jo-rezidente në SHBA, e cila po "kalonte tranzit" nëpër zonën e Uashington DC.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thanë se të dy fëmijët "po bëheshin mirë", njofton BBC. Fëmijët nën tetë vjeç janë në rrezik të lartë të lisë së majmunit kur ajo është e agravuar, tha agjencia.

Më shumë se 2,500 raste të virusit janë regjistruar në të gjithë vendin. Shumica e rasteve janë zbuluar tek meshkujt homoseksualë dhe biseksualë në kontakte të shpeshta seksuale.

Lija e majmunit nuk konsiderohet thjesht një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) - sëmundja transmetohet gjithashtu nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar.

lia e majmunit

Sondazh

Poll