Bota

Tmerr në Izrael/ Vdes i riu në një pishinë në Izrael, PAMJET e horrorit 'pushtojnë' rrjetin

Pamjet nga videot, që qarkullojnë në rrjetet sociale, të lënë pa frymë teksa fiksojnë momentet e panikut dhe përpjekjeve për të shpëtuar të riun fatkeq. Ndërsa të ftuarit e festës shikojnë momentin e dramës.

22 Korrik 2022, 19:53 Nga k.m.
Tmerr në Izrael/ Vdes i riu në një pishinë në Izrael,
Pamje nga tragjedia në Izrael

TEL AVIV- Një incident tragjik ndodhi në Izrael, ku një gropë 13 metra e thellë u hap dhe "gëlltiti" një burrë, 32 vjeç. Pamjet nga videot, që qarkullojnë në rrjetet sociale, të lënë pa frymë teksa fiksojnë momentet e panikut dhe përpjekjeve për të shpëtuar të riun fatkeq. Ndërsa të ftuarit e festës shikojnë momentin e dramës.

Gjithçka ndodh në një fraksion sekonde dhe para se të kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh, të ftuarit përballen me tronditjen e vdekjes para syve të tyre. Menjëherë më pas, u bënë përpjekje dramatike për të shpëtuar 32-vjeçarin, por nuk ia dolën që të përfitonin.

Dy të arrestuarit ishin një çift rreth të 60-tave, pronarë të shtëpisë me pishinën. Ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia, pasi dyshohet se pishina është krijuar pa lejen e nevojshme ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

izrael

Sondazh

Poll