Bota

Tronditet Serbia, Deputeti Nenad Canak e thotë hapur: Kosova është shtet i pavarur

3 Gusht 2019, 08:45 Nga DOSJA
Tronditet Serbia, Deputeti Nenad Canak e thotë hapur: Kosova

SERBI – Nenad Canak, deputeti i Paralamentit të Serbisë e ka konfirmuar publikisht pavarësinë e Kosovës .

Canak gjithashtu ka dënuar edhe krimet që janë bërë ndaj kosovarëve në kohën e luftës.

“Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve. Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të zbardhen. Mua dikur më hoqën mandatin e deputetit vetëm pse bëra disa pyetje për luftën në Kosovë”është shprehur ai në një intervistë për RTK.

“Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranoj pavarësinë e saj. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë Kosovën.”- shprehet Canak.

Ndërkohë Canak shton se është shumë absurde që edhe pas 19 viteve të rrëzimit të Millosheviçit, nuk është marrë një vendim për dënimin e krimeve gjatë luftës me Kosovën.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni beograd deputeti serb pranon kosoven si shtet nenad canak prishtine beograd deputeti serb pranon kosoven si shtet nenad canak prishtine

Sondazh

Poll