Bota

Aksident në Pejë, makina përplas prokuroren e shtetit dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur prokuroren është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që kjo e fundit ka pësuar disa lëndime trupore.

21 Korrik 2022, 16:33 Nga d.a.
Aksident në Pejë, makina përplas prokuroren e shtetit dhe
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Pejë të Kosovës ku një makinë ka pvrplasur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur prokuroren është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që kjo e fundit ka pësuar disa lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, tha Nikçi.

Aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

shkodran nikçi aksideontohet prokuroja ne kosove

Sondazh

Poll