Bota

Ahmeti: S’ka qetësi në Ballkan nëse nuk arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi

Ahmeti tha se sipas tij është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

20 Korrik 2022, 19:58 Nga d.a.
Ahmeti: S’ka qetësi në Ballkan nëse nuk arrihet një
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti,u shpreh se pa një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rajoni nuk do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë rehati.

I ftuar në emisionin "RTK Prime", Ahmeti tha se sipas tij është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

“Pa një marrëveshje Kosovë-Serbi, asnjëra nuk mund të përparojë tutje, por njëherësh do të jetë një gur në qafë edhe për rajonin, sepse ky është edhe problem i rajonit. Pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi nuk mund të kemi një rajon të qetë, nuk mund të kemi rahati. Prandaj, mendoj që duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, -u shpreh Ahmeti.

Sipas tij pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut komuniteti ndërkombëtar do të jetë shumë më i angazhuar për ta përmbyllur edhe këtë çështje.

dialogu kosove-serbi ali ahmeti

Sondazh

Poll