Bota

Kontrabandoi skicën e Pikasos me vlerë 450 mijë euro, arrestohet personi

Në Ibiza, autoritetet policore kanë kapur një skicë të Picasso-s me vlerë 450 mijë dollarë.

20 Korrik 2022, 20:53 Nga s.s
Kontrabandoi skicën e Pikasos me vlerë 450 mijë euro, arrestohet
Skica e Piccaso-s

SPANJË- “Trois personnages”, një skicë e bërë nga Pablo Picasso në vitin 1966, u gjet në Ibiza në valixhen e një udhëtari që u largua nga Zyrihu dhe u konfiskua nga doganierët. Vepra e artit kap vlerën e 450 mijë eurove dhe nuk ishte deklaruar nga pasagjeri.

Hetuesit dyshojnë se ai po kontrabandonte vepra arti. Pasagjeri, emri të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte treguar policisë spanjolle një faturë të shkruar me vlerë 1500 euro, duke shpjeguar se vizatimet ishin kopje të origjinaleve. Por, më vonë, pasi kontrolluan me kujdes valixhet e pasagjerit, autoritetet gjetën edhe një faturë tjetër, atë të 450 mijë eurove.

Ekspertët e artit do të ndërmarrin analiza të mëtejshme të “Trois personnages” si pjesë e një hetimi në vazhdim. Mallrat e sjella në Spanjë nga jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë Zvicrën, i nënshtrohen detyrimeve dhe TVSH-së. Duke qenë se vlera e skicës mendohet të kalojë 150 mijë euro, incidenti po trajtohet si një tentativë kontrabande.

Picasso, i lindur në Málaga të Spanjës, u bë një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të dhe veprat e tij kapin shuma të konsiderueshme. Në maj, “Femme Nue Couchée” e Picasso-s, e vlerësuar në më shumë se 60 milionë dollarë, u shit për 67.5 milionë dollarë.

piccaso

Sondazh

Poll