Bota

Temperaturat në Britani mbi 40 gradë, shpërthejnë zjarret masive

Temperaturat e larta në Britaninë e Madhe kanë bërë që të ketë shpërthime zjarresh masive në disa qytete.

20 Korrik 2022, 08:40 Nga s.s
Temperaturat në Britani mbi 40 gradë, shpërthejnë zjarret
Zjarrfikësit në Wennington

BRITANI- Në Britaninë e Madhe temperaturat këtë javë kanë shënuar më shumë se 40 gradë Celsius për herë të parë. Shërbimet e zjarrëfikësve kanë raportuar se në disa qytete kanë shpërthyer zjarre masive. Në qytetin lindor të Londrës, Wennington një zjarr masiv ka djegur shumë shtëpi.

Sipas raportimeve të banorëve për BBC, thanë se 8 shtëpi dhe një kishë janë shkrumbuar nga zjarri, ndërsa një zjarrëfikës e ka përshkruar këtë ngjarje si një “ferr”. Një qytetar, Tim Stark, i cili lajmëroi zjarrëfikësit në momentin kur shtëpia e tij u rrethua nga flakët, tha për BBC se në fillim kishte parë se kopshti i fqinjit të tij kishte marrë flakë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira me një zorrëuji nuk kishin mundur të ndaloni përhapjen e tij, raporton BBC.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ajo ishte informuar për "zjarret" dhe i kërkoi publikut të ndiqnin këshillat e sigurisë nga shërbimi i tyre lokal i zjarrfikësve. Në kryeqytet u bënë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë barbekju dhe të kenë kujdes në hedhjen e cigareve. Aeroporti Heathroë ishte vendi i parë që shënoi temperaturën më shumë se 40 gradë Celsius, por disa vende të tjera kaluan gjithashtu 40 gradë Celsius gjatë pasdites, duke përfshirë Gringley në Hill në Nottinghamshire dhe St James's Park, Keë Gardens dhe Northolt.

Një pjesë e madhe e Anglisë lindore, nga Surrey në South Yorkshire, temperaturat ishin midis 39 gradë Celsius dhe 40 gradë Celsius. Skocia për herë të parë regjistroi tempëraturën më të lartë ndobnjëherë që nga viti 2003, e cila sipas shifrave të meterologëve ishte 34.8 gradë Celsius.

britani e madhe temperatura te larta

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2022, 07:54 s.s

Netflix humb një milion abonentë

Netflix SHBA- Kompania Netflix është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për transmetimin e ...