Insights

“Socialistët kanë makina o Beni”, Blushi takohet me Tosin nga Dardha: Gruaja donte të më helmonte (HISTORIA)

Ben Blushi takohet me një person të quajtur Tosi.

20 Korrik 2022, 12:04 Nga A.B
“Socialistët kanë makina o Beni”, Blushi takohet me Tosin
Ben Blushi

TOSI I DARDHËS
E mo Tosi,
Mirë Beni,
Si është Dardha?
Fresk Beni,
Do bëjmë ca muhabet?
Mirë o Beni,
Çfarë lexon te ky muri Tosi?
Kujdes makinën, Beni
Lexoje këtë fjalën këtu
S,
Po tjetër?
E,
Shumë mirë, tjetër
M,
Bravo Tosi jepi,
U,
Vazhdo,
R,
Edhe pak Tosi,
T,
Tani bashkoje,
Socialist
Po pse socialist?
Epo socialistët kanë makina o Beni,
Mirë o Tosi,
Eee o Beni,
Do martohesh apo jo Tosi?
Si të martohem o Beni, s'kam shtëpi
Po pse s'ke shtëpi?
Ma dogji djali, o Beni
Si e dogji?
Kur ishte 5 vjeç hodhi thëngjinj mbi tavolinë
Mirë është tani djali?
Ja ashtu, si unë
Kush e mban?
E mban gruaja
Po ti me gruan nuk rrini bashkë?
Unë shyqyr që u ndava, o Beni
Po pse u ndave?
Donte të më helmonte, Beni
Po si u ndave?
Shkova në gjykatë o Beni
Kush fitoi?
Unë fitova, Beni
Çfarë vendosi gjyqi?
Ajo donte para, unë shkova në gjyq i mbuluar me bajga
Të pranuan?
Gjykatësi tha ku ka para ky merret me bagëti
Dhe fitove?
Nuk i dhashë asnjë lek gruas
Do martohesh prapë Tosi?
Eee kam qejf, Beni
Mos të helmojë prapë Tosi?
Edhe unë do shkoj në gjyq do fitoj prapë
Je i zgjuar Tosi,
Më thuaj një gjë, o Beni
Çfarë të them Tosi?
Çdo të thotë ajo fjala që lexuam te muri?
Sëmurë Tosi,
Epo kushedi për kë e kanë unë s'jam i sëmurë, o Beni

ben blushi

Sondazh

Poll

Insights 16 Korrik 2022, 08:14 e.k

Gara e pushimeve në rrjetet sociale

Foto ilustruese TIRANË-  Nga Edlira Çepani Në një bisedë mes miqsh ku të parët pyesin “Ku keni qenë ...

Insights 12 Korrik 2022, 11:32 Ervin Sefa

Një dekoratë e munguar…

Foto ilustruese Ka shume vite që Institucioni i Presidentit të Republikës që ka si objekt të rëndësishëm te aktivit...

Insights 11 Korrik 2022, 12:33 k.m.

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...