Art&Argëtim

Zbulohet data e koncertit të Rita Orës në Tiranë

Rita Ora do të vijë në Tiranë me datën 6 shtator dhe do performojë në sheshin "Skënderbej".

19 Korrik 2022, 15:46 Nga s.s
Zbulohet data e koncertit të Rita Orës në Tiranë
Rita Ora

Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara në të gjithë botën, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri.

Mirela Koçollari, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, ka postuar në rrjetet e saj sociale lajmin se në datë 6 shtator, në Tiranë, do të ketë një koncert të Rita Orës.

Koncerti i Rita Ora parashikohet të mbahet mbrëmjen e 6 shtatorit në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë, e cila implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë. Aktivitetet kanë qenë të shumta gjatë këtyre muajve, por ajo që do arrijë bujën është koncerti i Rita Orës.

rita ora

Sondazh

Poll