Art&Argëtim

"Vllau jem, Allahu n'xhehnet"! Pas Stresit, reperi Fero reagon me anë të disa fotove për atentatin në Fushë Krujë

Fero reagon ndaj atentatit në Fushë Krujë i cili ishte shok me të ndjerin Brilant Martinaj.

18 Korrik 2022, 21:24 Nga s.s
"Vllau jem, Allahu n'xhehnet"! Pas Stresit, reperi Fero reagon me
Reperi Fero

KOSOVË- Brilant Martinaj i cili njëri prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë, ishte mik me këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Ka qenë ky i fundit i cili e ka bërë të ditur dhe ka shprehur dhimbjen e madhe.

Por jo vetëm Stresi, një tjetër reper shqiptar ka zbuluar miqësinë me Martinaj. Bëhet fjalë për reperin e njohur kosovar Feron i cili ka postuar në llogarinë e tij të Instagramit disa foto me të ndjerin i cili shpreh ngushëllimet e tij.

“Allahu n’Xhenet vllau jem”, ka shkruar Fero duke bërë të ditur se kishte raporte të ngushta me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 17 korrikut, kur tre të rinjve iu bë atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. Ndaj makinës ku ishin Martinaj, Vata dhe Hoxha u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mjeti shpërtheu në flakë. Vata mundi të dalë nga makina, por autorët u kthyen për ta ekzekutuar. Ndërkohë, Hoxha dhe Martinaj u dogjën në makinë.

"Vllau jem, Allahu n'xhehnet"! Pas Stresit, reperi Fero reagon me
Postimi i Feros
"Vllau jem, Allahu n'xhehnet"! Pas Stresit, reperi Fero reagon me
Postimi i Feros
"Vllau jem, Allahu n'xhehnet"! Pas Stresit, reperi Fero reagon me
Postimi i Feros

brilant martinaj reperi stresi fero

Sondazh

Poll