Politike

Qazim Sejdini lë detyrën pas 12 vitesh, quan Ramën shkëlqesi, përqafohet me Ballën dhe pasardhësin (VD)

2 Gusht 2019, 12:51 Nga DOSJA
Qazim Sejdini lë detyrën pas 12 vitesh, quan Ramën

ELBASAN– Pas 12 vitesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën kryebashkiakut të ri Gledian Llatjes. 

Në ceremoninë e konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të Llatjas i pranishëm ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë fjalimit të tij të fundit, Sejdini ka përdorur fjalimin e kryeministrit Edi Rama për të përshkruar punën e tij. 

“Mendja më shkonte tek fjala e kryeministrit Edi Rama në mitingun e fundit në elbasan. nuk kishte gjë më të madhe se shkëlqesia e tij që thoshte: Më madhështor se ky nuk kam parë në të gjitha këto vite. Dua të besoj se ju ndani me mua mendimin se sot duhet të ishit në këtë shesh për dy arsye. Së pari për t’i shprehur të gjithë mirënjohjen dhe falenderimin Qazim Sejdinit sepse të gjitha këto vite që mbyllen për pak ditë me Qazimin si kryebashkiak janë vite të një transformimi historik që çdo elbasanas e sheh, e pranon dhe patjetër e nderon si të tillë. Ka qënë kryebashkiak i shumicës por i të gjithëve. I ka parë të gjithë sy më sy, jo nga lart poshtë. Arsye tjetër është për të garantuar se punët e nisura me Qazimin do të vazhdojnë me Gledin.”

Në fund të fjalës së tij, Sejdini i ka dorëzuar kryebashkiakut të ri shiritin dhe në fund janë përqafuar të tre me deputetin e zonës, Taulant Ballën. 

E pranishme në ceremoni ishte edhe vajza e Sejdinit, Imelda, e cila është këshilltare në Bashki dhe njëkohesisht dekane e Fakultetit Ekonomik.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohet gledian llatja edi rama elbasan gledian llatja qazim sejdini betohet gledian llatja edi rama elbasan gledian llatja qazim sejdini

Sondazh

Poll