Bota

Deputeti ukrainas: Së bashku me Kroacinë do t'i riedukojmë serbët. Vuçiç: Le të bëjnë punën e tyre

Me anë të një postimi në Telegram, Goncharenko shkruajti se ka do të vijë koha që së bashku me kroatët do të riedukojnë serbët.

16 Korrik 2022, 19:46 Nga I.A
Deputeti ukrainas: Së bashku me Kroacinë do t'i riedukojmë
Aleksey Goncharenko

UKRAINË- Deputeti i Dhomës së Lartë të Parlamentit ukrainas, Aleksey Goncharenko ka kërcënuar Serbinë, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç i doli në krah homologut të tij rus Vladimir Putin. Me anë të një postimi në Telegram, Goncharenko shkruajti se ka do të vijë koha që së bashku me kroatët do të riedukojnë serbët.

“Unë mendoj se ne do të vëzhgojmë me vëllezërit kroatë dhe do të kujtojmë. Procesi i riedukimit është i vështirë dhe do të jetë i pakëndshëm për serbët, por ne mund ta bëjmë atë”, përfundoi ai. 

Pas këtij komenti nuk ka munguar dhe përgjigja e Vuçiç, duke ironizuar situatën që ndodhet Ukrainë tani. 

"Sa i përket pyetjes së dytë, Ukraina po mbrohet dhe i uroj Ukrainës dhe popullit ukrainas çdo të mirë. Sa i përket hakmarrjes së kroatëve, le të bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiç.

aleksey goncharenko aleksandër vuçiç vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll