Bota

Vazhdon “lufta” mes dy vendeve/ Trump vendos tarifa doganore shtesё ndaj Kinёs

2 Gusht 2019, 15:31 Nga DOSJA
Vazhdon “lufta” mes dy vendeve/ Trump vendos tarifa doganore shtesё

SHBA duke filluar nga shtatori produktet kineze në vlerë rreth 300 miliadrë Dollarë (270 miliardë Euro) do t’ i ngarkojë me një tarifë doganore shtesë prej 10 përqind. Këtë e komunikoi presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter. Kina nuk ka importuar sipas premtimit më shumë produkte agrare nga SHBA-ja.

Të dy vendet – ekonomitë më të mëdha të botës – në raundin e fundit të bisedimeve të mërkurën (01.08) i mbyllën pa asnjë përparim bisedimet në Kinë. Është rënë dakord, që bisdeimet të vazhdojnë në fillim të shtatorit në Uashington.

“Ne gëzohemi për vazhdimin e dialogut pozitiv me Kinën për një marrëveshje të zgjeruar tregtie”, shkruan Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë bisedimet e fundit në Shanghai i konsideori si “konstruktive”. Ministria kineze e Tregtisë bën fjalë për një shkëmbim të hapur, efikas dhe intensiv.

Këto ishin bisedimet e para direkte të dy ekonomive më të mëdha që pas dështimit të bisedimeve në maj. Në fund të qershorit Trump dhe kreu i shtetit dhe i partisë së Kinës Xi Jinping u takuan në kuadër të samitit të G20 në Osaka në Japoni, ku ranë dakord për një armëpushim në grinjen tregtare dhe për rifillimin e bisedimeve.

Në një sërë mesazhe në Twitter Trump iu referua personalisht presidentit kinez Xi Jinping. Ai e akuzon atë, se nuk ka bërë sa duhet kundër shitjeve kineze të Opioids Fentanyl inë SHBA. Numri i vdekjeve në SHBA është rritur ndjeshëm nga mbidozat e këtij medikamenti qetësues të dhimbjeve.

Banka e Rezervave në SHBA të nërkurën (31.07) në sfondin e konflikteve tregtare të nxitura prej Trump-it – që rëndojnë gjithnjë e më shumë ndaj ekonomisë globale – e uli me 0.25 përqind normën bazë të interesin. Kjo ishte ulja e parë e interesave që nga fundi i vitit 2008.

Konfilkti tregtar mes dy shteteve vazhdon që prej më shumë se një viti. Shkak u bë indinjata e Trumpit për faktin, se Kina eksporton shumë më tepër në SHBA se sa importon prej saj. Qysh atëherë Trump i ka ngarkuar importet nga Kina në SHBA me dogana shtesë 25 përqind. Kina ka reguar gjithashtu me dogana shtesë ndaj mallrave nga SHBA.

Por vetëm pak orë pas twitterit nga Uashingtoni Kina dha tone zbutjeje në grindjen tregtare duke komunikuar, se Republika Popullore do të blejë më shumë produkte bujqësore nga SHBA, vuri në dukje Ministria kineze e Tregtisë. Ndërmarrjet shtetërore dhe private që nga 19 korriku kanë marrë kontakt me SHBA-në për të negociuar blerjen e produkteve të ndryshme si soja, pambuk, mish derri dhe miell.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kine shba tarifat doganore donald trump kine shba tarifat doganore

Sondazh

Poll