Aktualitet

Dhimbje në zemër/ Rrezikon të mbytet i moshuari në Vlorë, shpëtohet nga pushuesit

Mësohet se i moshuari rreth 75 vjeç, është futur në ujë pranë plazhit të Lungomares dhe ka ndjerë dhimbje në zemër.

15 Korrik 2022, 20:49 Nga I.A
Dhimbje në zemër/ Rrezikon të mbytet i moshuari në
Foto Ilustruese

VLORË- Një i moshuar ka rrezikuar të mbytet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se i moshuari rreth 75 vjeç, është futur në ujë pranë plazhit të Lungomares dhe ka ndjerë dhimbje në zemër.

Fatmirësisht ai ka arritur që të kërkojë ndihmë në kohë në mënyrë që pushuesit e tjerë ta ndihmojnë. Në këtë moment në det janë futur tre persona për ta shpëtuar si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë

75-vjeçari i paidentifikuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës si dhe ndodhet dhe rrezikut për jetën.

rrezikon te mbytet i moshuari ne vlore

Sondazh

Poll