Bota

"Mami ishte brilante, simpatike dhe argëtuese" Ivanka Trump postim prekës për vdekjen e nënës

Në një postim në rrjetet sociale ajo është shprehur zemërthyer dhe e ka përshkruar nënën e saj si një njeri pasionant, argëtues dhe u shpreh se do i mungojë gjithë jetën.

15 Korrik 2022, 07:40 Nga d.a.
"Mami ishte brilante, simpatike dhe argëtuese" Ivanka Trump
Ivanka dhe Ivana Trump

SHBA- Vajza e madhe e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump ka reaguar pas vdekjes së nënës së saj, Ivana, e cila vdiq dje në moshën 73-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale ajo është shprehur zemërthyer dhe e ka përshkruar nënën e saj si një njeri pasionant, argëtues dhe u shpreh se do i mungojë gjithë jetën.

Zemërthyer nga vdekja e nënës sime. Mami ishte brilante, simpatike, pasionante dhe argëtuese. Ajo modelonte forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum – duke mos hequr dorë nga asnjë mundësi për të qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbaj gjallë gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Ivanka.

Ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivana Trump ka ndërruar jetë dje në moshën 73-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e Donald Trump dhe së bashku kanë tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump. Çifti u divorcua në vitin 1992.

ivanka trump ivana trump

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2022, 22:51 F.M

Abazoviç: Jam gati të dorëhiqem

Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se ëhtë i gatshëm që...