Bota

Zv.kryeministrja belge jep dorëheqjen, do kujdeset për bashkëshortin e sëmurë me kancer

Euronews shkruan se Wilmès konfirmoi të enjten se do të tërhiqej nga rolet e saj pasi bashkëshorti i saj, ish-futbollisti australian Christopher Stone, u diagnostikua me "kancer agresiv të trurit".

14 Korrik 2022, 22:11 Nga I.A
Zv.kryeministrja belge jep dorëheqjen, do kujdeset për
Sophie Wilmès

BELGJIKË- Ministrja e jashtme dhe zëvendëskryeministrja e Belgjikës Sophie Wilmès ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen për t'u kujdesur për burrin e saj të sëmurë. Euronews shkruan se Wilmès konfirmoi të enjten se do të tërhiqej nga rolet e saj pasi bashkëshorti i saj, ish-futbollisti australian Christopher Stone, u diagnostikua me "kancer agresiv të trurit".

47-vjeçarja ishte larguar përkohësisht nga roli i saj në qeverinë belge në prill. Që nga largimi i saj, kryeministri Alexander De Croo ka marrë përgjegjësitë e ministrit të Jashtëm, por dorëheqja e saj zyrtare tani hap derën për një riorganizim të kabinetit.

“Sëmundja e burrit tim do të jetë një betejë e vështirë që unë dua ta luftoj përkrah tij dhe përkrah fëmijëve tanë”, shkroi Wilmès në një deklaratë.


“Detyrat e mia aktuale në qeveri nuk do të më lejonin ta bëja këtë”, tha ajo, duke shtuar se do të vazhdojë si deputete e Lëvizjes liberale të Reformatorit.

Wilmès ishte kryeministrja e parë femër e Belgjikës nga viti 2019 deri në vitin 2020, përpara se të bëhej ministre e Jashtme.

sophie wilmès christopher stone

Sondazh

Poll