Bota

Ndërron jetë ish-gruaja e Donald Trump, ish-Presidenti: Jam shumë i pikëlluar

Të dy u divorcuan në vitin 1992 si pasojë e lidhjes së tij tabloid me Marla Maples, e cila më vonë u bë gruaja e dytë e Donald Trump dhe nëna e vajzës së tyre, Tiffany.

14 Korrik 2022, 22:49 Nga I.A
Ndërron jetë ish-gruaja e Donald Trump, ish-Presidenti: Jam shumë
Ivana Trump

SHBA- Ivana Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump, ka vdekur në shtëpinë e saj në New York City. Këtë gjë e ka bërë të ditur Donald Trump me anë të një postimi në rrjetin social Truth. 

“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork. Jeta frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. Pusho në paqe, Ivana!”, ka postuar Donald Trump.

E rritur në Çekosllovakinë komuniste, Ivana Trump bashkëpunoi me Donald Trump në disa nga projektet e tij më të spikatura të pasurive të paluajtshme. Të dy u divorcuan në vitin 1992 si pasojë e lidhjes së tij tabloid me Marla Maples, e cila më vonë u bë gruaja e dytë e Donald Trump dhe nëna e vajzës së tyre, Tiffany.

Kur çifti u divorcua më në fund, Ivana u largua me 14 milionë dollarë, përveç përfitimeve të tjera si një rezidencë masive në Greenëich, Connecticut. Pas divorcit, Ivana Trump u martua dhe u divorcua edhe dy herë të tjera, duke mbajtur një mënyrë jetese jet-setting dhe globale.

ivana trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2022, 22:51 F.M

Abazoviç: Jam gati të dorëhiqem

Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se ëhtë i gatshëm që...