Bota

VIDEO/ Deputeti i VMRO-DPMNE-së djeg propozimin francez në seancën e Kuvendit

Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas.

14 Korrik 2022, 20:54 Nga I.A
VIDEO/ Deputeti i VMRO-DPMNE-së djeg propozimin francez në
Jovan Jauleski

SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, sot në seancën plenare të Kuvendit i ka vënë flakën propozimit francez. Ky gjest i tij u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës. Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që u diskutua sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij. Pas edhe një fjalimi tjetër të një deputeti të opozitës, kryeparlamentari Talat Xhaferi mbylli seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër.

jovan jauleski dragan kovacki protesta ne shkup

Sondazh

Poll