Bota

Sot vendoset! Propozimi francez diskutohet sot në Kuvendin e RMV, shkon dhe Von der Leyen

Më pas është caktuar një seancë e re për gjysmë ore, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është “Informacion për përmbajtjen e draft kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar më 30 qershor nga presidenca franceze e Këshilli i Bashkimit Evropian”.

14 Korrik 2022, 08:07 Nga d.a.
Sot vendoset! Propozimi francez diskutohet sot në Kuvendin e RMV, shkon dhe
Ursula von der Leyen

MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot në orën 13:00, në seancën e 80-plenare, ku do të diskutohet propozimi francez dhe pritet që të marrë pjesë dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Zyrtarja e lartë evropiane përpos pranisë në seancën e Kuvendit, do të takohet me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Më pas është caktuar një seancë e re për gjysmë ore, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është “Informacion për përmbajtjen e draft kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar më 30 qershor nga presidenca franceze e Këshilli i Bashkimit Evropian”.

Qeveria e Dimitar Kovaçevskit, me kërkesë të opozitës, i ka dorëzuar Kuvendit një shtojcë të Informatës për përmbajtjen e kornizës propozim-negociuese, e cila të enjten, më 7 korrik, i është përcjellë Kuvendit për “shqyrtim dhe miratim shtesë”.

Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, në Maqedoninë e Veriut hasi në rezistencë nga opozita e vendit, një pjesë e qytetarëve, publikut akademik dhe organizatave joqeveritare.

Në Shkup që nga 2 korriku, janë zhvilluar protesta të përditshme kundër propozimit të cilat janë thirrur dhe përkrahur nga opozita, kryesisht VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasievit. Ata kanë kërkuar që propozimi të refuzohet pasi në të nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas si dhe çon në bullgarizimin e vendit. Deri më tani, propozimi është pranuar vetëm për koalicionin qeveritar të LSDM dhe BDI, partitë parlamentare shqiptare dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Fillimi i negociatave të BE-së me Shkupin është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë që nga nëntori 2020 për një mosmarrëveshje mbi gjuhën dhe historinë, dhe Brukseli e ka lidhur përparimin e Tiranës në rrugën e BE-së me atë të Maqedonisë së Veriut. Një vit më parë, rruga evropiane e këtyre dy vendeve u bllokua nga Franca, duke insistuar në ndryshimin e metodologjisë së negociatave.

ursula von der leyen ne parlamentin maqedonas propozimi francez

Sondazh

Poll