Bota

Nga ish-kryeministri te Nadal dhe Verratti, publikohet fletorja e hajdutëve shqiptarë që grabitën 3 milion euro

Sipas Policisë Nacional, banda, e përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare, dyshohet se është e lidhur me 15 vjedhje të tjera të ndodhura në disa vila luksoze midis Alicante, Malaga dhe Murcia.

13 Korrik 2022, 11:36 Nga d.a.
Nga ish-kryeministri te Nadal dhe Verratti, publikohet fletorja e hajdutëve
Verrati, Ronaldo

SPANJË- Javën e kaluar, policia spanjolle konfirmoi se kishte arrestuar shtatë persona, mes tyre gjashtë shqiptarë, të akuzuar për kryerjen e grabitjes në shtëpinë në Ibiza, ku futbollisti Marco Verratti ishte me pushime. Shtëpia i përkiste Ronaldos "il Fenomeno" dhe është e vendosur në komunën e Sant Josep, në ishullin Ibiza. 

Agjentët e policisë arritën të rikuperonin një pjesë të madhe të mallrave të vjedhur me vlerë mbi 3 milionë euro dhe pas kërkimeve të bëra në ditët në vijim arritën të zbulonin shumë më tepër. Si një seri shënimesh të shkruara me dorë që listojnë viktimat e ardhshme të bandës.

Sipas Policisë Nacional, banda, e përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare, dyshohet se është e lidhur me 15 vjedhje të tjera të ndodhura në disa vila luksoze midis Alicante, Malaga dhe Murcia. Dhe sipas asaj që raportoi gazeta Diario de Ibiza, në kërkimet pas arrestimeve të ndodhura në provincën e Malaga, agjentët gjetën një fletore ku kriminelët kishin shënuar emrat e objektivave të tyre të radhës. Emra me zë nga bota e sportit dhe politikës.

Nga ish-kryeministri te Nadal dhe Verratti, publikohet fletorja e hajdutëveNga ish-kryeministri te Nadal dhe Verratti, publikohet fletorja e hajdutëve

Fletorja e shkruar me dorë u konfiskua nga shtëpia në Malaga e një spanjolli që dyshohet se punonte me disa nga shqiptarët e akuzuar për vjedhjet. Në listë bien në sy emrat e ish-madridistëve Guti dhe Fernando Hierro, me shtëpitë e tyre përkatëse në Ibizia në sferën e kriminelëve. Emri i Nadalit lidhej me shtëpinë e tij prej 4 milionë eurosh në Porto Cristo në Mallorca, ku tenisti jeton me gruan e tij Mery Perello. Messi-t në vend të kësaj ishte renditur në fletore, por nuk përfshinte informacion mbi adresën e shtëpisë. Objektivi i bandës është edhe ish-kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar.

vjedhja e viles se ronaldos shkaterrohet banda shqiptare ne spanje jose maria aznar

Sondazh

Poll