Bota

"Nuk na habit më sjellja e tij arrogante" Petkoviç akuzon Kurtin se nuk e lejoi sërish të hyjë në Kosovë

Petkoviç akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti se i ka ndaluar hyrjen atij në territoret e Kosovës duke e konsideruar sjelljen e tij arrogante dhe ilegale.

13 Korrik 2022, 11:04 Nga d.a.
"Nuk na habit më sjellja e tij arrogante" Petkoviç akuzon
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja për në Kosovë sërish ditën e sotme.

Petkoviç akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti se i ka ndaluar hyrjen atij në territoret e Kosovës duke e konsideruar sjelljen e tij arrogante dhe ilegale.

Sot në mëngjes Albin Kurti më ndaloi të hyj në ambientet e Kosovës pasi dje bëri të njëjtën gjë. Ne në Beograd prej kohësh nuk kemi dyshime se çfarë bën Kurti dhe si sillet. Sjellja e tij ilegale dhe arrogante absolutisht nuk na habit më neve”, tha Petkoviç.

Ai tha se edhe dje i ndodhi e njëjta, duke shtuar se nuk iu dhanë sqarime për këtë edhe pse “e ka paralajmëruar vizitën e tij në rregull dhe në kohë”.

“I bëj thirrje Prishtinës dhe BE-së që t’i thërrasin mendjes nëse mendojnë të vazhdojnë bisedën me Beogradin në Bruksel”,-tha ai duke shtuar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për “një zgjidhje kompromisi”, por se ai po poshtërohet.

Petkoviç ishte nisur dje për në Kosovë që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi. Rikonstruksioni i këtij sheshi ishte financuar pikërisht nga zyra e Petkoviçit dhe në inagurimin e saj morën pjesë një numër i madh qytetarësh serb si dhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

petar petkoviç petkovic ndalohet te hyje ne kosove

Sondazh

Poll