Aktualitet

Makina merr flakë duke lëvizur autostradën Fier-Vlorë, dyshohet për defekt teknik

Sipas njoftimit të policisë, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë pa lëndime ndërsa raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

13 Korrik 2022, 07:56 Nga d.a.
Makina merr flakë duke lëvizur autostradën Fier-Vlorë,
Foto ilustruese

VLORË- Rreth orës 04:00 të mëngjesin një makinë e tipit “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R. F, ka marrë flakë në ecje gjatë autostradës Fier-Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë pa lëndime ndërsa raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti motorik ndërkohë që policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll