Aktualitet

E ‘tradhëtoi’ qëndrimi, shqiptarit i gjendet armë në qesen e bukës, e kishte vjedhur 14 vite më parë

Vëmendjen efektivëve ua tërhoqi shqiptari për shkak të qëndrimit që mbante dhe qesja e bukës që kishte në sediljen e pasagjerit.

12 Korrik 2022, 21:42 Nga F.M
E ‘tradhëtoi’ qëndrimi, shqiptarit i gjendet armë
Arma e sekuestruar

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka vënë në panik banorët e Monza-s në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me një mjet tip Toyota Yaris teksa në qendër të qytetit. Ushtarakët e Seksionit të Radiomobilave po kryenin një aktivitet kontrolli në territor dhe vëmendjen ua tërhoqi shqiptari për shkak të qëndrimit që mbante dhe qesja e bukës që kishte në sediljen e pasagjerit.

Pas kontrollit, shqiptarit iu gjet në qese një armë gjysmëautomatike Glock 40, dy karikatorë dhe një kuti të dytë me 40 fishekë.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se arma i ishte vjedhur në vitin 2008 në Varese një personi që e kishte me leje dhe kishte bërë kallëzim për vjedhje. Pas katërmbëdhjetë vitesh pistoleta “rishfaqet” në Monza. Arma dhe municioni i janë konfiskuar ndërkohë që shqiptari ndodhet në burg.

shqiptaret ne itali monza

Sondazh

Poll