Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, efektivët i kapin në ‘shtëpinë e barit’, s’arritën të përdornin ‘ndihmën e shpejtë’

Policia mori informacion për një shtëpi kanabisi dhe shkoi që të ushtronte kontroll.

12 Korrik 2022, 21:29 Nga F.M
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, efektivët i
Shtëpia e barit në Spanjë

SPANJË- Policia spanjolle ka çmontuar një bandë trafiku droge duke arrestuar dy shqiptarë dhe një maroken. Mediat spanjolle shkruajnë se të prangosurit janë të moshës 23 deri 33 vjeç. Ata akuzohen për kultivim dhe prodhim droge si dhe i përkasin një grupi kriminal. Policia mori informacion për një shtëpi kanabisi dhe shkoi që të ushtronte kontroll.

Brenda pa shqiptarët dhe marokenin. Njëri prej tyre u përball me efektivët, por kaq mjaftoi që të gjithë agjentët të ndërhynin e t’i arrestonin të tre. Në total u sekuestruan 1500 bimë kanabis. Sipas policisë, të tre personat kujdeseshin për kultivimin e kanabisit 24 orë në ditë.

Ata kishin vendosur gjithashtu përgjues, kamera sigurie si dhe kishin fshehur një automjet jashtë ‘shtëpisë së barit’ si një ‘ndihmë të shpejtë’ në mënyrë që të largoheshin menjëherë sapo të mbërrinte policia. Por, këtë herë nuk e përdorën dot.

shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll