Aktualitet

Tragjike në Greqi, 3-vjeçari shqiptar mbytet në sy të babait në pishinë

Mediat vendase shkruajnë se fëmija po luante në oborr, ndërkohë që i ati po punonte dhe janë dashur vetëm pak sekonda që të ndodhë tragjedia.

12 Korrik 2022, 20:38 Nga F.M
Tragjike në Greqi, 3-vjeçari shqiptar mbytet në sy të
Ambulanca, Greqi

GREQI- Një fëmijë 3-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Kretë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë pasdite.

3-vjeçari është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë. Mediat vendase shkruajnë se fëmija po luante në oborr, ndërkohë që i ati po punonte dhe janë dashur vetëm pak sekonda që të ndodhë tragjedia.

Fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ka rënë në pishinë. 3-vjeçari u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë në spital.

greqi mbytet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll