Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e KLP për prokurorin e Krujës, Bujar Memia

12 Korrik 2022, 18:13 Nga k.m.
KPA lë në fuqi vendimin e KLP për prokurorin e Krujës, Bujar
Bujar Memia

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi këtë të martë, të rrëzojë kërkesën e prokurorit të Krujës, Bujar Memia për ankimimin ndaj masës disiplinore për pezullimin e përfitimit financiar të ish-prokurorit të Krujës.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 3/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankuesit Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 81, datë 31.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31.03.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, njofton KPA.

Bujar Memia u shkarkua nga detyra si hetues në janar të këtij viti. Në mbledhjen e sotme, masa e pezullimit të pagës do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit. Ai u shkarkua nga KLP, tre muaj nga kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë se Memia kishte shkelur ligjin duke favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa. KLP pas hetimit doli në përfundimin se Memia kishte kryer shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Për ish-prokurorin, ILD-ja shprehej se kishte shqyrtuar mbi 25 vendime ku dilte në përfundimin se ai nuk e kishte uushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Memia ka qenë prokuror i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, i vrarë në 11 qershor në Komunën e Parisit dhe kjo është një nga çështjet për të cilat ai akuzohet se ka favorizuar në lirimin e të dënuarit. Në lidhje me këtë çështje është shkarkuar edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila vulosi lirimin e Billës dhe tashmë ndodhet pas hekurave.

bujar memia

Sondazh

Poll