Bota

Arrestohet nëna ruse për trafikim njerëor, shiti djalin e porsalindur për të paguar operacionin e hundës

Një nënë nga Rusia 33-vjeçare ka shitur djalin e saj të porsalindur për të paguar operacionin e saj të hundës.

12 Korrik 2022, 18:48 Nga s.s
Arrestohet nëna ruse për trafikim njerëor, shiti djalin e
Nëna birësuese dhe foshnja

RUSI- Në Rusi ka ndodhur një ngjarje skandaloze, ku një grua 33-vjeçare ka shitur djalin e saj të porsalindur për 200 mijë rubla (3,200 dollarë) për të paguar operacionin e hundës.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, 33-vjeçarja është arrestuar për trafikim njerëzor, ku thuhet se ajo e lindi më 25 prill në një spital në qytetin jugor të Kaspiysk, pesë ditë më vonë tek një çift vendas.

Si fillim gruaja kishte marrë një pagesë të vogël paraprake prej 360 dollarë, dhe pas katër javësh më 26 maj, besohet se ajo mund të ketë marrë pjesën tjetër të parave.

Kur foshnja u sëmur, prindërit adoptues e kanë dërguar në spital dhe aty mjekët u kanë kërkuar atyre çertifikatën e lindjes të cilën ata nuk e kishin dhe më pas është njoftuar policia.

Policia ka arrestuar nënën për “trafikim njerëzor” dhe çiftin që adotoi foshnjën të cilët akuzohen për “adoptim në mënyrë të paligjshme”.

rusi shiti foshnjen

Sondazh

Poll