Bota

Po ngiste një motor, SHBA-ja vret liderin e IS-it në Siri

Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

12 Korrik 2022, 18:26 Nga I.A
Po ngiste një motor, SHBA-ja vret liderin e IS-it në Siri
ISIS

SIRI- Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron. Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në periferi të Alepos, por këto forca nuk bën të ditur identitetin e viktimave.

Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i IS-it për Levantin. Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi SHBA-ja kreu një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi. Zyrtarët amerikanë thanë se Qurashi vdiq pasi shpërtheu eksplozivët me qëllim që të shmangte kapjen.

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi vrasjen në Siri të liderit të ISIS-it Maher al Agal, duke theksuar se vdekja e tij është “një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën”.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë,” tha Biden.

Marrë nga REL

abu ibrahim al-qurashi dace eastburn

Sondazh

Poll