Politike

Parlamenti italian Rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Ruçi: Fqinj i çmuar

1 Gusht 2019, 14:08 Nga DOSJA
Parlamenti italian Rezolutë për çeljen e negociatave të

TIRANË- Parlamenti i Italisë ka miratuar sot një rezolutë në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas kësaj nisme ka qenë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që ka falënderuar homologun e tij, Roberto Fico, duke e cilësuar Italinë.

Dëshiroj t’Ju falenderoj për Rezolutën “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, miratuar njëzëri nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane në datën 19 korrik.

Në Rezolutë vlerësohen reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandohet qeverisë italiane të mbështesë në mënyrë aktive dhe të fuqizojë rolin e vet si një partner i vëmendshëm në mbrojtje të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit si edhe të paqes e stabilitetit të Europës dhe Mesdheut.

Me këtë rast, dëshiroj të përsëris mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin që Italia, fqinji dhe partneri ynë i fuqishëm, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe të shpreh bindjen në qëndrimin e vendosur të qeverisë italiane në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjithashtu, përfitoj nga ky rast për të përsëritur ftesën time për një vizitë zyrtare të Shkëlqesisë Suaj në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj”, shkruhet në letrën e Ruçit.

Shqipëria prej disa vitesh aspiron që të jetë pejsë e BE. Pas mos marrjes së dritës jeshile në qershor, vendi ynë shpreson që negociatat rtë ahpen në mujin tetor. Ditën e djeshme në një deklaratë Komisioneri për Zgjedhitm në BE, Johannes Hahn hta se shpresat e Shqipërisë janë më të pakte se ato të Maqedonisë së Veriut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci negociatat e shqiperise me be parlamenti i italise gramoz ruci negociatat e shqiperise me be parlamenti i italise

Sondazh

Poll