Aktualitet

Harta e re e gjyqësorit/ Avokatët paralajmërojnë protestë, ja kur do të mbahet

Nga ana tjetër Kryeministri është shprehur se harta është ajo që është dhe nuk ndryshon pavarsisht protestave

12 Korrik 2022, 15:58 Nga e.k
Harta e re e gjyqësorit/ Avokatët paralajmërojnë
Maks Haxhia

TIRANË- Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji. Sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur që të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Avokatët prej gati një muaji janë në protestë dhe kanë bojkotuar seancat gjyqësore pasi nuk pranojnë ndryshimet në harten e re Gjyqësore e cila e lë vendin me vetëm një Gkykatë Apeli në Tiranë dhe shkrin disa Gjykata në rrethe. Avokatët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve duke u shprehur se do tu rëndojë në xhepat e tyre pasi do rriten kostot e ndjekjes së gjyqeve. Nga ana tjetër Kryeministri është shprehur se harta është ajo që është dhe nuk ndryshon pavarsisht protestave

maks haxhia

Sondazh

Poll