Aktualitet

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 'mat' nga 'Rrugorja' pasi përdori celularin në timon

Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për disa vepra penale që nga mashtrimi kryer në bashkpunim tek pjesmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave.

12 Korrik 2022, 14:24 Nga e.k
Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.F ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas një ndalimi nga Policia Rrugore pasi po përdorte celularin gjatë kohës që i jepte makinës por pas ndalimit u konstatua se bëhej fjalë për një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për disa vepra penale që nga mashtrimi kryer në bashkpunim tek pjesmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave.

NJOFTIMI I POLICISË: 

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”, njofton policia. 

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

tirane

Sondazh

Poll