Aktualitet

Vrau Klodian Rashën, Apeli merr vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12 vite pas hekurave.

12 Korrik 2022, 14:20 Nga e.k
Vrau Klodian Rashën, Apeli merr vendimin për ish-policin Nevaldo
Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj

TIRANË- Trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha mbrëmjen e 8 dhjetorit të viti 2020 por për shkak të gjykimit të shkurtuar, procedurë që shkurton 1/3 e dënimit Hajdaraj do të vuajë 12 vite pas hekurave.

Hajdaraj shfaqej i penduar para togave të zeza dhe kërkoi që të rishikohej vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë por dhe Apeli e ka rrëzuar kërkesën duke e lënë në burg ish-efektivin e forcave 'Shqiponja'.

Ngjarja e rënë ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit 2020, në një kohë që e gjithë vendin ishte i izoluar për shkak të pandemisë së COVID-19. I riu Klodian Rasha sipas dëshmisë së familjarëve kishte dal për të marrë një paketë, pikërisht në këtë moment është pikasur nga patrulla e forcave 'Shqiponja' ku pjesë e ekipit ishte dghe Nevaldo Hajdaraj.

Sipas dëshmisë së Hajdaraj, ai i kishte bërë thirrje Rashes të ndalonte por ky i fundit kishte vrapuar për të futur në rrugicën e shtëpisë së tij ku dhe u qëllua për vdekje duke ndërruar jetë në vend. Në dëshminë e dhënë ish-efektivi shprehet se ka qëlluar pasi ka dyshuar se i riu kishte armë dhe donte ta qëllonte por kjo u hodh poshtë nga hetimet që konfirmuan se Rasha ishte i pa armatosur. Ngjarja bëri bujë politike dhe sociale ku u organizuan dhe protesta të dhunshme para ministrisë së Brendshme ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës i vendosi dhe emrin e tij rrugës ku dhe dha frymën e fundit pas të shtënës së armës 25-vjeçari Klodian Rasha.

tirane klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll