Art&Argëtim

Cameron Diaz shokon me deklaratën e saj: Jam përdorur për të transportuar drogë

Vetëm kur ishte në aeroportin e Marokut dhe iu kërkua ta hapte, ajo filloi të mendonte: “Çfarë dreqin është në atë valixhe?’, shprehet ajo.

11 Korrik 2022, 13:45 Nga e.k
Cameron Diaz shokon me deklaratën e saj: Jam përdorur për të
Cameron Diaz

SHBA- Para se të ishte një aktore e njohur e Hollivudit dhe përpara se të bëhej një sipërmarrëse e verës  Cameron Diaz shprehet se ka qenë një ‘mushkë’ që transportonte drogë. Diaz ka rrëfyer historinë kur, si një e re, ajo u transferua në Paris për të ndjekur një karrierë modelimi.

“Në SHBA kisha bërë para si modele katalogu, por në Paris nuk punoja asnjë ditë. Kam qenë aty plot një vit dhe nuk kam punuar një ditë. Nuk mund të rezervoja një punë për të shpëtuar jetën time”, tha Diaz.

“Pranova një ofertë punë, dhe mund të them se jam përdorur si një ‘mushkë’ për të transportuar drogë të cilën ma kishin futur në valixhe”, tha ajo.

Vetëm kur ishte në aeroportin e Marokut dhe iu kërkua ta hapte, ajo filloi të mendonte:

“Çfarë dreqin është në atë valixhe?’, shprehet ajo.

"Kjo ishte puna ime e vetme që kam marrë ndonjëherë në Paris," i tha ajo Hillary Kerr për serinë e saj të podkastit Second Life .

Menjëherë pas incidentit në Marok që Diaz, 21 vjeç në atë kohë, u përfshi në filmin "The Mask", që ishte dhe debutimi i saj i parë në film. Producentët donin Anna Nicole Smith për rolin e "bombës bjonde", por agjenti i Diaz I bindi ata që ti jepnin një shans asaj. 

"Mendova a je i çmendur? Unë nuk aktroj”, shtoi Diaz.

Pas një karriere filmike jashtëzakonisht të suksesshme, duke përfshirë Shrek dhe Being John Malkovich, Diaz "u pensionua" nga Hollyëood në 2014. Roli i saj i fundit ishte Miss Hannigan në një xhirim të Annie.

Përveç lançimit të një marke vere "të pastër", Diaz, e cila mbush 50 vjeç muajin e ardhshëm, ka qenë autore e  dy librave shëndetësorë, The Body Book dhe The Longevity Book.

cameron diaz

Sondazh

Poll