Politike

“Nuk riparohet”, Rama-Basha luftë me video për Teatrin. Kreu i PD: Hajdut psikik, vjedhje e pastër

1 Gusht 2019, 13:32 Nga DOSJA
“Nuk riparohet”, Rama-Basha luftë me video për Teatrin.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rëguar sërish sot në lidhje me çështjen e Teatrti Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar një video nga parkimi pas Teatrit dhe shkruan se  sipërfaqja e këtij institucioni nuk preken.

Më tej ai ka dhënë dhe arsyen se pse kërkon të prishë godinën ekzistuese, duke shtuar se riparohet e mund të rikonstruktohet.

“Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë pak minuta më vonë ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili teksa ka postuar një video e quan Ramën një hajdut psikik. Basha shton se tek Teatri do të ndërtohen 6 kulla me vlerë 200 milionë euro. 

“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik”, shkruan Basha.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll