Bota

U zhdukën në Halkidiki, gjendet i gjallë njëri nga turistët maqedonas, vijojnë kërkimet për tjetrin

Një helikopter i Forcave Ajrore që mori pjesë që në mëngjes në kërkimin e dy personave të zhdukur në Poseidi të Halkidikit, ka lokalizuar njërin prej dy të rinjve në det, 14 milje detare nga toka.

10 Korrik 2022, 12:24 Nga d.a.
U zhdukën në Halkidiki, gjendet i gjallë njëri nga
Turisti 30-vjecar

GREQI- Pak para orës 12 të mesditës, një nga dy turistët e rinj nga Maqedonia e Veriut, të zhdukur që prej pasdites së djeshme, është gjetur i gjallë në zonën detare në Poseidi të Halkidikit.

Sipas informacioneve të protothema.gr, një helikopter i Forcave Ajrore që mori pjesë që në mëngjes në kërkimin e dy personave të zhdukur në Poseidi të Halkidikit, ka lokalizuar njërin prej dy të rinjve në det, 14 milje detare nga toka. Më pas ai u shpëtua nga një anije me flamur të Gjibraltarit aty pranë.

Në këtë moment ai po transportohet me një skaf të Rojës Bregdetare për në tokë për t'i dhënë ndihmën e parë dhe më pas për t'u transportuar me ambulancë në spital.

Burri u gjet i gjallë 16 milje larg Poseidi dhe aktualisht po e presim në tokë për ndihmën e parë. Po vazhdojmë kërkimet për personin e dytë të zhdukur”, tha Christos Ramos.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për 30-vjeçarin ku dhe babai dhe vëllai i tij morën pjesë në kërkimin e shpëtimit që nga mëngjesi. 

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për 28-vjeçarin, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së djeshme në zonën detare në Poseidi, Halkidiki. Që në orët e para të mëngjesit në vendngjarje tentoi sërish një helikopter i Forcave Ajrore, i cili përfundoi hetimin pak më parë, ndërkohë që vijojnë dy mjete lundrimi të Rojës Bregdetare, një patrullë dhe pesë skafe private.

zhduken dy maqedonas ne greqi

Sondazh

Poll