Bota

Protestat e dhunshme në Sri Lanka, dorëzohet Presidenti, cakton datën se kur do të japë dorëheqjen

Ka qenë vetë Presidenti ai që i ka dhënë datën se kur do të firmosë doreheqjen.

9 Korrik 2022, 20:04 Nga F.M
Protestat e dhunshme në Sri Lanka, dorëzohet Presidenti, cakton
Gotabaya Rajapaksa

SRI LANKA- Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Lajmi është konfirmuar nga Kryetarja e Parlamentit të Sri Lankës, Mahinda Yapa Abeywardena. Ajo ka njoftuar se ka qenë vetë Presidenti ai që i ka dhënë datën se kur do të firmosë doreheqjen.

Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948. Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo. Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.

protesta ne sri lanka gotabaya rajapaksa mahinda yapa abeywardena ranil wickremesinghe

Sondazh

Poll