Bota

‘Do merrja një plumb për Putinin’, ish-shefi i Formula 1 kërkon falje për deklaratën e tij: Nuk e mendova gjatë

Deklaratat e tij shkaktuan një zemërim të madh në rrjet duke marrë parasysh luftën në Ukrainë dhe ofensivën e udhëhequr nga Vladimir Putin në territorin e një shteti të pavarur ku deri tani janë vrarë mijëra civilë mes tyre dhe fëmijë.

9 Korrik 2022, 18:02 Nga e.k
‘Do merrja një plumb për Putinin’, ish-shefi i Formula 1
Bernie Ecclestone dhe Vladimir Putin

BRITANI- Bernie Ecclestone ish-shefi i Formula 1 ka kërkuar falje pas deklaratave të tij  për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë. Ish-shefi i F1 e përshkroi Putinin si një 'person të klasit të parë' dhe se ai do të merrte një plumb për presidentin rus gjatë një interviste në Good Morning Britain.

Por duke folur për mediat e huaja sot, miliarderi kërkoi falje dhe sqaroi pikëpamjet e tij për luftën.

“Unë mendoj se shpesh njerëzit dalin dhe thonë gjëra ose bëjnë gjëra pa u menduar shumë. Me siguri kam bërë të njëjtën gjë. Unë mund t’i kuptoj njerëzit që mendojnë se po mbroj atë që ai ka bërë në Ukrainë, gjë që unë nuk e bëj. Unë jam rritur gjatë luftës, luftës së fundit, kështu që e di se si është. Kështu që më vjen keq që njerëzit në Ukrainë duhet të vuajnë për diçka që nuk kanë faj. Nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata nuk filluan asgjë. Ata duan të vazhdojnë jetën e tyre normalisht. Duan që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të përpiqen të shkojnë në punë dhe të fitojnë para për të siguruar jetesën për të mbajtur familjen. Pra, ata nuk e meritojnë të vuajnë. Nuk është mirë për askënd. Nuk mendoj se mund të përfitojë dikush nga kjo situatë, kështu që do të ishte mirë që ata të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një marrëveshje. Më vjen keq nëse ndonjë gjë që kam thënë ka mërzitur dikë, sepse sigurisht që nuk ka qenë ky synimi im”, tha ai.

Deklaratat e tij shkaktuan një zemërim të madh në rrjet duke marrë parasysh luftën në Ukrainë dhe ofensivën e udhëhequr nga Vladimir Putin në territorin e një shteti të pavarur ku deri tani janë vrarë mijëra civilë mes tyre dhe fëmijë.

britani vladimir putin

Sondazh

Poll