Art&Argëtim

FOTO/ Çifti vietnamez me idenë më fantastike për edukimin e fëmijëve, po përshkojnë 16 mijë km me biçikletë

1 Gusht 2019, 11:58 Nga DOSJA
FOTO/ Çifti vietnamez me idenë më fantastike për edukimin

VIETNAM -Khanh Nguyen, nga Vietnami dhe francezi Thibault, janë një çift aventurier dhe me ide fantastike. Ata janë martuar në Vietnam vitin e kaluar, dhe tashmë kanë marrë një nisëm që do ju shërbejë fëmiëve të paaftë për t’u shkolluar në Vietnam.
Khanh dhe Thibault po bëjnë me biçikletë 16 mijë kilometra nga Franca në Vietnam, në mënyrë që të mbledhin fonde për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në Vietnam që nuk kanë mundësi të shkollohen.

Akoma vazhdon udhëtimi i tyre i gjatë dhe i palodhshëm në mbledhjen e fondeve. Deri më tani çifti i vetëm në botë, që kanë pasur këtë ide kaq fantastike kanë arritur të bëjnë 5 mijë kilometrat në Evropë, nga oqeani Atlantik në Detin e Zi.

Nisma e tyre “Non La Power”, po përhapet në të gjitha fshatrat, qytetet dhe vendet ku ato po shkelin me biçikletë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete biciklete france khanh nguyen non la power” thibault vietnam biciklete france khanh nguyen non la power” thibault vietnam

Sondazh

Poll