Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 2 kg “të bardhë” dhe 10 mijë euro në shtëpi

Në natën mes 7 dhe 8 korrikut, karabinierët e seksionit operacional, kryen dy kontrolle në dy apartamente në zonën San Sisto të Perugias.

9 Korrik 2022, 08:35 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 2 kg “të
Policia ne Itali

ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, është arrestuar nga karabinierët në Perugia. Policia filloi të vëzhgonte zonën e pas monitorimeve u konstatuan lëvizjet e dyshimta që i atribuohen një aktiviteti të trafikut të drogës, shkruajnë mediat italiane.

Në natën mes 7 dhe 8 korrikut, karabinierët e seksionit operacional, kryen dy kontrolle në dy apartamente në zonën San Sisto të Perugias.

Në banesën e parë, në një dollap, brenda një çantë shpine, gjetën dy pako drejtkëndëshe me dy kilogramë kokainë, një pako me 77 gramë të njëjtën drogë dhe nëntë doza, po ashtu kokainë, me peshë totale 7 gramë. Gjithashtu u gjet edhe një peshore.

Në një panel elektrik jashtë këtij apartamenti, gati për shitje, u gjetën 12 doza kokainë nga një gram, të vendosura brenda një ene plastike. Në një panel elektrik të vendosur në një kat tjetër të të njëjtit pallat, u gjetën 20 shkopinj hashashi, në total pothuajse 2 kilogramë, me vlerë tregu rreth 20.000 euro dhe në shtëpi, në tavolinën e kuzhinës, u gjet material i përdorur për paketimin e drogës.

Policia gjeti rreth 10.000 euro të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2022, 23:47 k.m.

Të shtëna me armë zjarri në Nikël

FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri në Nikël. Fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, disa herë...