Aktualitet

Tre shqiptarët dënohen me 52 vjet burg: Rrëmbyen dhe përdhunuan në grup një grua!

Sipas Dailymail, pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një banesë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

8 Korrik 2022, 23:04 Nga k.m.
Tre shqiptarët dënohen me 52 vjet burg: Rrëmbyen dhe
Shqiptarët e dënuar

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë që përdhunuan në grup një të re në Bedford janë dënuar me 57 vjet burg në total. Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve për Covid, kur u nda nga shoqja e saj.

Ajo e gjeti veten të vetme dhe të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator të vitit të kaluar. Sipas Dailymail, pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një banesë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan gjithashtu të renë. Gjatë kalvarit të dhunimit, gruaja u godit me shuplaka dhe u detyrua të merrte kokainë. Fatmirësisht, ajo arriti të arratisej nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të shqetësuar nga kalimtarët.

Hyka, nga Bedford, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.

Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, u shpallën fajtorë për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet. Bezati u dënua me 17 vjet. Hyka i tha jurisë kur ata arritën në banesë, e reja pranoi të kryenin seks.

“Ajo kurrë nuk qau kur ishte me mua. Unë nuk jam përdhunues.'

Megjithatë pretendimet e tij nuk e bindën Gjykatën.

 

gemti hyka vullnet haka ibrahim bezati

Sondazh

Poll