Aktualitet

Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar festën

Rama ka ndarë pamjet nga Xhamia e re e Ballies në Elbasan, aty ku mëngjesin e sotëm besimtarët kanë kryer lutjen.

9 Korrik 2022, 08:04 Nga A.B
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai ka ndarë pamjet nga Xhamia e re e Ballies në Elbasan, aty ku mëngjesin e sotëm besimtarët kanë kryer lutjen.

'GËZUAR KURBAN BAJRAMIN me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan'- shkruan Rama në Facebook. 

E sotmja është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skëndërbej' në Tiranë, ndërkohë që mijëra të tjerë pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit. 

festa e kurban bajramit edi rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2022, 23:47 k.m.

Të shtëna me armë zjarri në Nikël

FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri në Nikël. Fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, disa herë...