Bota

Shkuan për të shijuar dy javë pushime, 6-vjeçari italian helmohet dhe humb jetën në Sharm El Sheik

Familja u largua nga Siçilia më 26 qershor, gati për të shijuar dy javë relaksi që ishin organizuar prej muajsh. Të premten, megjithatë ata patën simptomat e para të helmimit, ku kishin të vjella dhe rraskapitje.

8 Korrik 2022, 18:50 Nga d.a.
Shkuan për të shijuar dy javë pushime, 6-vjeçari italian
Rosalia Manospertit dhe Antonio Mirabile

EGJIPT- Duhej të ishte një moment i lumtur pushimet në Sharm El Sheik që familja italiane e kishte ëndërruar gjatë gjithë vitit por që fatkeqësisht u kthye në tragjedi. E tillë mund të konsiderohet vdekja nga helmimi i 6-vjeçarit Andrea në ambjetet e një resorti në Sharm El Sheik.

Sipas mediave italiane, familja u largua nga Siçilia më 26 qershor, gati për të shijuar dy javë relaksi që ishin organizuar prej muajsh. Të premten, megjithatë ata patën simptomat e para të helmimit, ku kishin të vjella dhe rraskapitje. Antonio Mirabile 46 vjeç, gruaja e tij, e cila ishte 4-muajshe shtatzanë, Rosalia Manosperti, 35 vjeç si dhe djali i tyre 6-vjeçar Andrea vijuan të ndjeheshin keq pas ngënies së drekës.

Një sëmundje e fortë e goditi atë dhe prindërit e tij pas vetëm pesë ditësh në resortin egjiptian dhe gjendja e fëmijës u përkeqësua me shpejtësi. Mami dhe babi tani e gjejnë veten të mbërthyer në një vend të huaj, duke u përballur me dhimbjen më të madhe dhe nuk marrin asnjë përgjigje. Dëshira e vetme e Rosalia Manospertit, 35 vjeçe dhe shtatzënë me fëmijën e dytë, është të mund të kthehet në shtëpi në Palermo.

Fillimisht Andrea i vogël dhe babai i tij Antonio ishin në gjendje më të keqe, deri në atë pikë sa vendosën të shkonin te mjeku. Mjeku i parë që i kishte vizituar, po atë ditë, do të kishte qenë një roje mjekësore pranë resortit i cili i tha se ishte një helmim nga ushqimi, gjë që sipas tij ndodh shpesh mes turistëve. Dhe familja, e qetësuar, u kthye në hotel. Kushtet e babait dhe të birit, megjithatë, nuk u përmirësuan aspak dhe të nesërmen, pas natës së kaluar të sëmurë, ata kishin filluar të kishin simptoma më tv rënda. 

Rosalia dhe Antonio njoftuan shërbimet e urgjencës menjëherë dhe me dy ambulanca, u dërguan në spitalin ndërkombëtar por me të mbërritur në urgjencë, Andrea kishte vdekur. Nga ana tjetër, babai i vogëlushit u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas mbërritjes në spital pa ndjenja, me simptoma të dështimit të veshkave, me zmadhimin e veshkave dhe me probleme të frymëmarrjes.

Ministria e Jashtme po përpiqet me autoritetet shëndetësore në Kajro të përshpejtojë procedurat për kthimin e trupit të fëmijës dhe të dy prindërve të tij. Ndërkohë, drejtësia egjiptiane ka hapur një hetim për rastin dhe tashmë është kryer autopsia e trupit të fëmijës. 

vdes femija ne egjipt rosalia manosperti

Sondazh

Poll