Bota

ME VD- Vizita e parë pas dy vitesh në Hagë, prindërit takojnë ish-Presidentin Thaçi

Kjo është vizita e tyre e parë në Hagë për afro dy vjet, kohë që kur Thaçi është dërguar në qendrën e paraburgimit. Në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në kryeqytetin holandez, ata qëndruan për pesë orë me djalin e tyre. 

8 Korrik 2022, 18:23 Nga k.m.
ME VD- Vizita e parë pas dy vitesh në Hagë, prindërit
Haxhi dhe Hyrë Thaçi

HOLANDË- Pas afro pesë orësh ka përfunduar vizita e Haxhi dhe Hyrë Thaçit tek djali i tyre, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo është vizita e tyre e parë në Hagë për afro dy vjet, kohë që kur Thaçi është dërguar në qendrën e paraburgimit. Në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në kryeqytetin holandez, ata qëndruan për pesë orë me djalin e tyre. 

Ndërsa në rrjet janë bërë virale pamjet e tyre kur dalin nga ambientet e paraburgimit, ku bie në sy fakti që nëna e ish-presidentit mbahet prej krahësh pasi mezi lëviz me bastunin e saj. Kurse i ati shfaqet në gjendje më të mirë. 

Hashim Thaçi është në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 Nëntori i vitit 2020, kur ai bashkë me ish-kryeparlamentatin Jakup Krasniqi; ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi u nisën për në Hagë.

hashim thaci hashim thaci ne hage hage

Sondazh

Poll