Bota

Ish-kryeministrja britanike Theresa May feston rrëzimin e Johnson nga posti si kryeministër

8 Korrik 2022, 08:22 Nga s.s
Ish-kryeministrja britanike Theresa May feston rrëzimin e Johnson nga posti
Boris Johnson dhe Theresa May

BRITANI- Ish-kryeministrja Theresa May është parë duke kërcyer me entuziazëm në një festival muzikor ditën e djeshme kur rivali i saj i vjetër Boris Johnson u rrëzua nga posti i kryeministrit.

Ish-kryeministrja 65-vjeçare ishte e veshur me një fustan ngjyrë portokalli të ndezur pranë bashkëshortit të saj Philip, 64 vjeç ku shihen të dy duke kërcyer nën ritmin e këngës së këngëtarit Craig David “Nothing Like This”.

Boris Johnson ditën e djeshme konfirmoi dorëheqjen e tij nga posti si Kryeministër i Britanisë së Madhe, duke pranuar se "askush nuk është i domosdoshëm" pasi konfirmoi se deputetët e tij "qartë" duan një ndryshim, raporton DailyMail.

Edhe pse një pjesë e mirë e anëtarëve të politikës ishin të trishtuar nga kjo ngjarje, Theresa May u shfaq më e lumtur se kurrë. 

Përpjekjet e udhëhequra nga Johnson detyruan May të jepte dorëheqjen si kryeministre në 2019.

theresa may terhiqet boris johnson

Sondazh

Poll