Politike

"Ku jeni shqiptarë? Bëni zhurmë"/ Renis Gjoka dhe Big Basta ndezin sheshin, këndojnë LIVE himnin e 7 korrikut

Kënga "Një hap përpara" ndez protestuesit.

7 Korrik 2022, 19:38 Nga F.M
"Ku jeni shqiptarë? Bëni zhurmë"/ Renis Gjoka dhe Big
Renis Gjoka dhe Big Basta

TIRANË- Renis Gjoka dhe Big Basta, të dy këngëtarët kanë nisur të këndojnë LIVE himnin e protestës së 7 korrikut, kënga "Një hap përpara" që është rikthyer në shesh këtë mbrëmje.

"Ku jeni shqiptarë? Bëni zhurmë,"- tha Gjoka para se të niste performancën.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll