Bota

Johnson: Jam i trishtuar që heq dorë nga puna më e mirë në botë

Johnson tha se ishte falenderues ndaj publikut për privilegjin që ka marrë nga ata gjatë kohës kur ishte Kryeministër.

7 Korrik 2022, 13:52 Nga s.s
Johnson: Jam i trishtuar që heq dorë nga puna më e mirë
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Pas dorëheqjes së tij si Kryeministër i Britanisë së Madhe, Johnson deklaroi se është i trishtuar për ikjen e tij duke e cilësuar postin e tij si puna më e mirë në botë. Johnson tha se ishte falenderues ndaj publikut për privilegjin që ka marrë nga ata gjatë kohës kur ishte Kryeministër, raporton BBC.

"Mbi të gjitha, dua t'ju falënderoj ju, publikun britanik, për privilegjin e pamasë që më keni dhënë", tha ai.

Kryeministri e përfundon deklaratën e tij duke thënë se deri në gjetjen e zëvendësuesit të tij do të shërbehen interesat e publikut.

“Të jesh kryeministër është një edukim në vetvete kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja. Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë”, tha Johnson.

boris johnson dorehiqet boris johnson

Sondazh

Poll