Bota

Aksion antidrogë në Kaçanik, sekuestrohen 5 kg marihuanë, vihen në pranga 3 persona

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i zhvilluar me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në to kultivohej ”Canabis Sativa”.

7 Korrik 2022, 10:58 Nga d.a.
Aksion antidrogë në Kaçanik, sekuestrohen 5 kg marihuanë,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Ferizajt në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ditën e djeshme ka finalizuar operacionin“Mali”, ku, pas një hetimi disa mujor janë gjetur mbi 5kg lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i zhvilluar me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në to kultivohej ”Canabis Sativa”.

Gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona të dyshuar.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim dhe mbi ta rëndon akuza për veprat penale të “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Gjithashtu gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 160 euro cash, celular, 1 armë pistolet e llojit Sigsauer, 1 makinë e tipit Golf 4, ngjyrë e zezë, reflektorë,Foli alumini, styropor, ventilator të ndryshëm, Rezervuar uji, pompë uji, Gërshërë, thika, Qese najloni për paketim, Kamera të sigurisë, DVR, Laptop dhe kartela bankare, Vegla pune të ndryshme, termometra digjital, peshore digjitale .

policia e kosoves kapen 5 kg dorge ne kacanik

Sondazh

Poll