Bota

Raporti i OKB-së: Gati 9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus

Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi të mërkurën se 8.793 milionë njerëz kishin dalë nga Ukraina që nga 24 shkurti, ndërsa guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, u kërkoi 350,000 njerëzve të rajonit të largoheshin mes raporteve për vdekje dhe lëndime të reja.

6 Korrik 2022, 19:00 Nga d.a.
Raporti i OKB-së: Gati 9 milionë njerëz janë larguar nga
refugjatet ukrainas

UKRAINË- Gati 9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Vladimir Putin, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët, teksa guvernatori i Donetsk u bëri thirrje civilëve që janë ende në rajon që të largohen.

Sipas Guardian, Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi të mërkurën se 8.793 milionë njerëz kishin dalë nga Ukraina që nga 24 shkurti, ndërsa guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, u kërkoi 350,000 njerëzve të rajonit të largoheshin mes raporteve për vdekje dhe lëndime të reja.

Me rritjen e ofensivës së Rusisë në lindje të vendit, ka gjithnjë e më shumë thirrje nga autoritetet ukrainase që njerëzit të largohen ndërsa munden nga zonat e vijës së frontit.

Kyrylenko tha se dy persona kishin vdekur në qytetin qendror të rajonit Avdiivka, ndërsa viktima u raportuan gjithashtu në Sloviansk, Krasnohorivka dhe Kurakhove.

Fati i të gjithë vendit do të vendoset nga rajoni i Donetskut. Sapo të ketë më pak njerëz, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë te armiku ynë dhe të kryejmë detyrat tona kryesore.”- tha Kyrylenko. 

Donetsk është provinca e fundit lindore e mbetur e Ukrainës pjesërisht nën kontrollin e Kievit. Raportet sugjeruan të mërkurën se të paktën shtatë civilë ishin vrarë nga bombardimet ruse gjatë 24 orëve të fundit dhe 25 thuhet se ishin plagosur.

refugjatet ukrainas lufta ukraine-rusi okb per luften ne ukraine pavlo kyrylenko

Sondazh

Poll